Von der Leyen: Ne qëndrojmë plotësisht pas Maqedonisë së Veriut
BKT
Rajoni dhe Bota

Von der Leyen: Ne qëndrojmë plotësisht pas Maqedonisë së Veriut

RTKlive

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, tha sot në Shkup se qëndrojnë plotësisht pas Maqedonisë së Veriut në rrugëtimin e saj drejt Bashkimit Evropian.

“Mund të mbështeteni te ne. Hapi tjetër dhe i vetëm përpara hapjes së negociatave është i qartë: Duhet të bëni ndryshimin kushtetues të dakordësuar. Topi është në fushën tuaj. BE-ja është gati”, shkroi ajo në X.

“Ndërkohë, ne po e afrojmë vendin tuaj edhe më shumë me ne. Pikërisht për këtë është Plani i Rritjes!.  Po hapim një antenë të Fabrikës së Inteligjencës Artificiale në Shkup. Po ju përfshijmë në Zonën e Vetme Evropiane të Pagesave. Dhe po disbursojmë 16 milionë euro falë reformave që keni ndërmarrë”, tha ajo.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota