OBSH: Sëmundjet infektive në Gaza po dalin jashtë kontrollit
RTKLive
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se sëmundjet infektive po dalin jashtë kontrollit, me vetëm 13 nga 36 spitalet e territorit që funksionojnë pjesërisht.
“Qoftë meningjiti… diarreja, sëmundjet e frymëmarrjes, po flasim për një sasi të jashtëzakonshme pune”, tha Hanan Balkhy, drejtoreshë rajonale për organin shëndetësor të OKB-së.
Një ditë më parë, në një postim në rrjetet sociale, OBSH-ja në territorin e pushtuar palestinez (WHOoPt) bëri me dije se kishte rritur shpërndarjen e furnizimeve mjekësore në institucionet shëndetësore që kur hyri në fuqi armëpushimi në Gaza.
“Këtë javë, më shumë se 220 paleta me ilaçe dhe furnizime mjekësore thelbësore u dërguan nga depoja jonë jugore për partnerët që mbështesin spitalet në të gjithë Gazën”, ka shkruar WHOoPT në X.























