Hamasi dhe Tel-Avivi akuzojnë njëri-tjetrin për shkelje të armëpushimit
BKT
Rajoni dhe Bota

Hamasi dhe Tel-Avivi akuzojnë njëri-tjetrin për shkelje të armëpushimit

Luan Qorraj / RTK

Përfaqësuesit e Hamasit dhe zyrtarët në Tel Aviv, kanë akuzuar njëri-tjetrin për shkeljen e parë serioze të armëpushimit në rripin e Gazës, e cila, ka krijuar rrezik për zhbërjen e tërë marrëveshjes së armëpushimit të arritur pas dy viteve të luftës.

Sipas njoftimeve, forcat Izraelite kanë kryer më shumë se 20 sulme ndaj caqeve të ndryshme në Gazën jugore, për të cilat Izraeli tha se i takonin Hamasit, përderisa zyrtarët në Gaza insistojnë se në këto sulme u vranë 11 civil dhe asnjë militant.

Sipas Tel Avivit, sulmet erdhën pasi që luftëtarët e Hamasit sulmuan një tank Izraelit , si dhe një patrullë këmbësorie, në afërsinë e Rafahut gjë që do të nënkuptonte shkelje të kushteve të armëpushimit. Por, zyrtarët në Gaza insistojnë se këto sulme nuk kanë ndodhur dhe se Tel Avivi po i përdorë si arsyetim për vazhdimin e operacioneve të cilat kanë për qëllim shkatërrimin e plotë të rripit të Gazës dhe detyrimin e popullsisë të zhvendoset.

Diplomatët e ndryshëm po tentojnë të sqarojnë situatën dhe të ndalojnë intensifikimin e mëtejmë të dhunës, shumë prej tyre kanë thënë se ngjarjet e sotme, lehtë mund të krijojnë një spirale e cila brenda pak dite do të shkatërron armëpushimin dhe do të rinisë luftën e cila, deri me tani, ka shkaktuar më shumë se 70 mijë viktima nga të dyja palët, dhe ka rezultuar me shkatërrimin e plotë të infrastrukturës civile në rripin e Gazës.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota