Forca e stabilizimit në Gaza do të udhëhiqet nga Egjipti
M.M./ RTKlive
Egjipti pritet të udhëheqë një forcë katërkombëshe “stabilizimi” në Gaza, të parashikuar nga plani i paqes me 20 pika i presidentit amerikan, Donald Trump, për enklavën e shkatërruar nga lufta.
Forca Ndërkombëtare e Stabilizimit do të përbëhet nga të paktën 4.000 trupa nga Egjipti, Azerbajxhani, Turqia dhe Indonezia, raporton ‘The National’.
Egjipti, në bashkëpunim me SHBA-në, do të kërkojë një rezolutë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për krijimin e forcës dhe përcaktimin e mandatit të saj, shtuan burimet.
Egjipti dhe Turqia, anëtare e NATO-s, janë aleatë të vjetër të SHBA-së, ndërsa Azerbajxhani dhe Indonezia gëzojnë marrëdhënie të ngushta me Uashingtonin.
Nuk dihet ende nëse SHBA-ja apo ndonjë nga katër vendet ka paraqitur zyrtarisht një kërkesë ose një draft-rezolutë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për votim. Por burimet e ‘The National’ thanë se kjo mund të ndodhë brenda ditëve.























