Putin urdhëron stërvitje bërthamore pas shtyrjes së samitit
BKT
Rajoni dhe Bota

Putin urdhëron stërvitje bërthamore pas shtyrjes së samitit

M.M./ RTKlive

Presidenti rus, Vladimir Putin të mërkurën udhëhoqi stërvitje të forcave strategjike bërthamore të vendit, që përfshinin lëshime raketash si pjesë e ushtrimeve, ndërsa samiti i tij i planifikuar për Ukrainën me presidentin amerikan Donald Trump u shty.

Kremlini njoftoi se si pjesë e manovrave që përfshinin të gjitha pjesët e triadës bërthamore të Moskës, një raketë ndërkontinentale balistike Yars u testua nga qendra e nisjes në Plesetsk ,në veriperëndim të Rusisë, dhe një ICBM Sineva u lëshua nga një submarine në Detin e Barentsit. Ushtrimet përfshinë gjithashtu bombardues strategjik Tu-95 që lëshuan raketa me rreze të gjatë veprimi.

Ushtrimi testoi aftësitë e strukturave komandante ushtarake, thuhej në deklaratën e Kremlinit, raporton AP.

Ndërsa Putin theksoi se manovrat ishin planifikuar më parë, ato erdhën vetëm disa orë pasi presidenti Donald Trump të martën tha se plani i tij për një takim të shpejtë me Putin në Budapest ishte shtyrë, sepse nuk donte që të ishte një “humbje kohe”.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota