Ushtari britanik shpallet i pafajshëm për vrasjet e vitit 1972
BKT
Rajoni dhe Bota

Ushtari britanik shpallet i pafajshëm për vrasjet e vitit 1972

M.M./ RTKlive

Një veteran i ushtrisë britanike është shpallur i pafajshëm për akuzat e vrasjes në lidhje me ngjarjen e “Bloody Sunday”, kur regjimenti parashutist vrau 13 protestues të të drejtave civile në Derry në vitin 1972.`Ushtari F` ishte në gjyq në lidhje me ngjarjet në Derry në vitin 1972, kur regjimenti parashutist vrau 13 protestues të të drejtave civile.

Ushtari F ishte në gjyq për dy vrasje dhe pesë tentativa vrasjeje gjatë një prej ngjarjeve më përcaktuese të konfliktit të Irlandës së Veriut, të njohur si: “The Troubles”, raporton ‘The Guardian’.

Gjykatësi Lynch dha vendimin në Gjykatën e Kurorës në Belfast, të enjten, pesë javë pas fillimit të gjyqit të shumëpritur, i cili është ndjekur me vëmendje nga nacionalistët, grupet e veteranëve të ushtrisë dhe qeveritë britanike e irlandeze. Gjyqi u zhvillua pa juri, siç lejohet në raste të veçanta.

Ushtari F, një ish-nëntoger, ishte deklaruar i pafajshëm për vrasjen e James Wray dhe William McKinney, si dhe për tentativë vrasjeje ndaj pesë personave të tjerë. Me urdhër gjykate ai kishte të garantuar anonimitetin dhe qëndronte i fshehur në bankën e të akuzuarve pas një perdeje.

Trupat britanike qëlluan 31 civilë atë ditë të protestës, duke vrarë 13 prej tyre. Një tjetër i plagosur që vdiq katër muaj më vonë konsiderohet gjerësisht si viktima e 14-të.

Të afërmit e të vrarëve kanë luftuar për dekada për t’u hapur çështje penale dhe e kanë cilësuar gjyqin ndaj Ushtarit F si një moment historik. Nga ana tjetër, grupet e veteranëve të ushtrisë e kanë quajtur këtë proces një “gjueti shtrigash”.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota