21:34 / 23.10.2025
Manaj i kënaqur me barazimin: Në Evropë çdo ndeshje është e vështirë
F.B/RTKLive
Sulmuesi i Dritës, Arb Manaj në një prononcim për RTK, ka thënë se skuadra e tij bëri paraqitje të mirë në duel me Omonia-n.
Drita dhe Omonia luajtën baras 1-1, të enjten mbrëma në ‘Fdail Vokrri’, në ndeshjen e dytë të fazës së grupeve në Ligën e Konferencës.
Manaj, i cili shënoi golin e epërsisë për Dritën, ka thënë se Omonia ishte skuadër shumë e fortë, por sipas tij, çdo ndeshje në Ligën e Konferencës është e vështirë.
“Ka qenë ndeshje e vështirë sepse e dinim se kemi përballë një skuadër të fortë. Mendoj se ishte një ndeshje e jona mjaft e mirë”, tha ai.
“E dimë se çdo ndeshje në këtë garë janë të vështira. Normalisht në Evrop ka më shumë ritëm se në Superligën e Kosovës”, ka theksuar Manaj.























