Trump nis vizitën në Azi, nënshkruhet marrëveshja Tajlandë-Kamboxhia
BKT
Rajoni dhe Bota

Trump nis vizitën në Azi, nënshkruhet marrëveshja Tajlandë-Kamboxhia

RTKlive

Presidenti amerikan Donald Trump ka mbërritur në Azi për një javë të ngjeshur diplomacie, e cila përfshin një takim shumë të pritur me homologun kinez, Xi Jinping, dhe pjesëmarrje në samitin e Asamblesë së Kombeve të Azisë Juglindore (ASEAN) në Kuala Lumpur.

Në krye të agjendës do të jetë tregtia, ku tensionet mes dy ekonomive më të mëdha të botës janë rritur përsëri. Trump ka ateruar në Kuala Lumpur, ku nis të dielën samiti i ASEAN-it. Më pas ai do të vizitojë Japoninë dhe përfundimisht Korenë e Jugut, ku do të takohet me Xi.

Një nga ngjarjet më të rëndësishme që tashmë ka ndodhur, ishte ceremonia në Kuala Lumpur, ku Tajlanda dhe Kamboxhia nënshkruan një marrëveshje për kufirin e diskutuar. Trump udhëhoqi ceremoninë dhe e quajti “Marrëveshjen e Paqes së Kuala Lumpurit”. Sipas marrëveshjes, vendet ranë dakord të tërheqin armatimet e rënda nga kufiri, të krijojnë një ekip vëzhgues të përkohshëm dhe një forcë të përbashkët për të adresuar përhapjen e qendrave mashtruese. Ata gjithashtu do të zëvendësojnë shenjat kufitare të mungueshme me të përkohshme dhe të pastruarin minat tokësore.

Megjithatë, dallimet historike mbi kufirin mbeten të pazgjidhura dhe rrezikojnë të shpërthejnë përsëri. Ministri i Jashtëm tajlandez e konsideroi marrëveshjen si një “rrugë drejt paqes”, ndërsa Kryeministri kamboxhian e lavdëroi Trumpin për rolin e tij.

Pas disa takimeve bilaterale dhe një darke, Trump do të shkojë në Japoni dhe pastaj në një takim të APEC – një tjetër grup multilateral ku shpreson të rinisë marrëdhëniet me liderin kinez Xi Jinping. 

Gjatë vizitës së tij, Trump do të takohet me liderët kryesorë të Japonisë dhe Koresë së Jugut për të diskutuar tarifat tregtare dhe investimet. Fokus kryesor mbetet takimi shumë i pritur me Presidentin kinez Xi Jinping, që mund të vendosë kursin e marrëdhënieve SHBA-Kinë për pjesën tjetër të mandatit të Trump. Analistët paralajmërojnë se marrëveshjet e mundshme tregtare do të ndikojnë jo vetëm në SHBA dhe Kinë, por edhe në ekonomitë eksportuese të Azisë Juglindore. (Burimi: BBC)


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota