Trump mohon mundësinë e kandidimit si zëvendëspresident më 2028
BKT
Rajoni dhe Bota

Trump mohon mundësinë e kandidimit si zëvendëspresident më 2028

M.P. / RTKlive

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka mohuar mundësinë që të kandidojë për pozitën e zëvendëspresidentit në zgjedhjet presidenciale të vitit 2028.

Trump ka deklaruar para gazetarëve gjatë fluturimit me avionin presidencial “Air Force One” se një veprim i tillë nuk do të ishte i drejtë, raporton Reuters, përcjellë RTKlive.

“Do të më lejohej të bëja këtë, por nuk do ta bëja. Mendoj se nuk do të ishte e drejtë. Njerëzit nuk do ta pëlqenin”, është shprehur ai.

Deklarata e presidentit amerikan vjen pas një periudhe spekulimesh, të nxitura nga disa shenja të nënkuptuara, përfshirë edhe shpërndarjen e kapelave me mbishkrimin “Trump 2028” në Shtëpinë e Bardhë.

Sipas Nenit 22 të Kushtetutës së Shteteve të Bashkuara, presidentët lejohen të mbajnë vetëm dy mandate të plota, duke ndaluar kështu një kandidim për mandat të tretë.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota