Tërmeti i fuqishëm godet Turqinë, nuk raportohet për viktima
Dardan Ramabaja /RTK
Një tërmet me magnitudë 6.1 ballë ka goditur Turqinë perëndimore në orët e vona të së hënës duke shembur disa ndërtesa.
Një tërmet i fuqishëm goditi Turqinë perëndimore të hënën, duke shkaktuar shembjen e të paktën tri ndërtesave, të dëmtuara tashmë nga një lëkundjet e mëparshme, njoftuan zyrtarët. Nuk u konfirmuan viktima të menjëhershme.
Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë ishte i përqendruar në Sindirgi, provinca Balikesir, sipas agjencisë së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave, AFAD.
Ai goditi në orën 22:48 sipas kohës lokale në një thellësi prej 5.99 kilometrash. Tërmeti, i cili u pasua nga disa lëkundje pasuese, u ndje në Stamboll dhe në provincat e afërta të Bursës, Manisës dhe Izmirit.
Të paktën tre ndërtesa të pabanuara dhe një dyqan dykatësh u shembën në Sindirgi, ka deklaruar Ministri i Brendshëm Ali Yerlikaya.
Strukturat ishin dëmtuar tashmë në një tërmet të mëparshëm.
Një total prej 22 personash u lënduan por nuk raportuar anjë humbje jete, sipas autoriteteve. Shumë njerëz mbetën jashtë shumë të frikësuar për t'u kthyer në shtëpitë e tyre, raportoi televizioni Haberturk.
Turqia ndodhet në kufi të pllakave të mëdha tektonike ku tërmetet janë të shpeshta. Në vitin 2023, një tërmet me magnitudë 7.8 vrau më shumë se 53,000 njerëz në Turqi dhe shkatërroi ose dëmtoi qindra mijëra ndërtesa në 11 provinca jugore dhe juglindore.























