Si pasojë e sulmeve izraelite në Gazë humbën jetën 104 palestinezë
BKT
Rajoni dhe Bota

Si pasojë e sulmeve izraelite në Gazë humbën jetën 104 palestinezë

Luan Qorraj /RTK

Së paku 104 palestinezë janë vrarë në valën e fundit të sulmeve ajrore në Gaza të cilat erdhën pasi që Tel Avivi akuzoi Hamasin për vrasjen e një ushtari izraelit dhe shkeljen e kushteve të armëpushimit.

Zyrtarët në Rripin e Gazës kanë thënë se së paku 104 palestinezë janë vrarë dhe qindra të tjerë janë plagosur si pasojë e valës së fundit të sulmeve izraelite në pjesët e ndryshme të territorit. Ushtria Izraelite tha se ka goditur dhjetëra caqe të Hamasit por autoritetet në Rripin e Gazës thanë se u shënjestruan caqe civile.

Sipas Tel Avivit, sulmet erdhën pasi që luftëtarët e Hamasit vranë një ushtar Izraelit në Gaza përderisa militantët gjithashtu shkelën kushtet e armëpushimit duke tentuar të dorëzojnë trupa të huaj në vend të trupave të pengjeve Hebreje të rrëmbyer me 7 Tetor 2023.

Diplomatët e ndryshëm kanë paralajmëruar se dhuna e mëtejme mund të rinisë luftën e cila për dy vite shkaktoi më shumë se 70 mijë viktima përderisa Shtëpia e Bardhë, nga ana e saj, ka thënë se armëpushimi i arritur pas dy viteve të luftës është ende në fuqi përderisa presidenti amerikan Donlad Trump ka deklaruar se "Izraeli ka të drejtë të kundër-përgjigjet ndaj sulmeve".


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota