SHBA godet anije droge në Karaibe, 3 të vdekur
BKT
Rajoni dhe Bota

SHBA godet anije droge në Karaibe, 3 të vdekur

M.M./ RTKlive

Ushtria amerikane kreu të shtunën një tjetër sulm vdekjeprurës ndaj personave të dyshuar për trafik droge në det, duke vazhduar një fushatë disa-mujore të administratës Trump, e cila është kritikuar gjerësisht si veprime të paligjshme.

Sipas sekretarit të Mbrojtjes, Pete Hegseth, sulmi i fundit kishte në shënjestër një anije në Detin e Karaibeve dhe shkaktoi vdekjen e tre personave që ndodheshin në bord.
“Sot, me urdhër të presidentit Trump, Departamenti i Luftës kreu një sulm kinetik vdekjeprurës ndaj një anijeje tjetër të trafikut të drogës, të operuar nga një Organizatë e Designuar Terroriste (DTO) në Karaibe,” njoftoi Hegseth në platformën X, duke publikuar edhe një video jo të klasifikuar të sulmit, raporton CNN.
Hegseth tha se tre burra, të cilët ai i identifikoi si “narko-terroristë”, u vranë gjatë operacionit, i cili u zhvillua në ujërat ndërkombëtare. Ai shtoi se asnjë pjesëtar të forcave amerikane nuk u lëndua gjatë sulmit.
Anija, sipas tij, “transportonte lëndë narkotike” dhe udhëtonte përgjatë një rruge të njohur të trafikut të drogës”, duke iu referuar inteligjencës amerikane.
Sulmi i së shtunës shënon goditjen e 15-të të njohur të ushtrisë amerikane ndaj një anijeje të dyshuar për kontrabandë droge që nga fillimi i operacioneve të administratës Trump në fillim të shtatorit. Këto sulme, të kryera në Karaibe dhe në Oqeanin Paqësor, kanë shkaktuar gjithsej 64 viktima.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota