Jo motive terroriste: Pas sulmit me thikë në tren në Angli
Dardan Ramabaja /RTK
Njëmbëdhjetë persona janë plagosur rëndë në Angli, pasi u goditën me thika në trenin e linjës Donkaster-Londër. Policia e ka quajtur të izoluar incidentin.
Policia Britanike thotë se "nuk ka asgjë që të sugjerojë" se sulmet me thikë në bordin e një treni Doncaster-Londër të shtunën është "një incident terrorist".
Njëmbëdhjetë persona në total u trajtuan në spital pas incidentit. Nga nëntë personat që fillimisht besohej se kishin lëndime kërcënuese për jetën, katër janë liruar - dy mbeten në të rëndë, thotë policia.
Në një përditësim, ata gjithashtu thonë se dy burra - të dy shtetas të Mbretërisë së Bashkuar -me orgjinë të huaj, janë arrestuar me dyshimin për tentim vrasje.
Policia e Cambridgeshire ishte thirrur në orën 19:39 të kohës lokale pas raportimeve se disa persona ishin therur me thikë në trenin e orës 18:25 që po udhëtonte nga Doncaster-i i Anglisë veriore për në King's Cross të Londrës.
Treni u ndal në Huntingdon, ku oficerë e armatosur intervenuan në tren, duke arrestuar dy burra. Një dëshmitar okular ka deklaruar për Sky News se njëri prej të dyshuarve, i cili po tundte një thikë të madhe, u qëllua me elektroshok nga policia.
Shërbimi i Ambulancës së Anglisë Lindore njofton se mobilizoi një reagim në shkallë të gjerë në Stacionin Hekurudhor të Huntingdon, i cili përfshinte ambulanca të shumta dhe ekipe të kujdesit kritik, duke përfshirë tre ambulanca ajrore.























