Lindje e Mesme, Izraeli kryen sulme të reja në Liban
BKT
Rajoni dhe Bota

Lindje e Mesme, Izraeli kryen sulme të reja në Liban

Luan Qorraj /RTK

Zyrtarët e Hamasit në Rripin e Gazës kanë thënë se Tel-Avivi po vazhdon të bllokojë pjesën më të madhe të ndihmave të cilat janë dërguar për popullatën civile në këtë territor. Ndërkohë, Izraeli ka kryer sulm të ri ajror në Liban, ndërsa kryeministri izraelit, Netanyahu, ka kërcënuar edhe me një fushatë të madhe kundër Hezbollahut.

Zyrtarët e Hamasit në rripin e Gazës kanë thënë se Izraeli po vazhdon të bllokon pjesën më të madhe të ndihmave Humanitare të cilat po dërgohen për popullatën civile në rripin e gazës. Sipas tyre, Izraeli lejon vetëm 145 kamionë me ndihma në ditë të hyjnë në rripin e gazës, në vend të 600 kamionëve në ditë, siç cekët në marrëveshjen e pranuar nga dy palët. Kjo nënkupton se vetëm 24% të ndihmave të dërguara në të vërtetë po arrijnë tek palestinezët dhe Hamasi tha se e mbanë Tel Avivin përgjegjës për përkeqësimin e mëtejmë të situatës humanitare për 2.4 milionë civil palestinez që gjinden në rripin e gazës.

Ndërkohë, autoritetet në Bejrut kanë thënë se 4 parsona janë vrarë dhe 3 të tjerë janë plagosur si pasojë e një sulmi ajror Izraelit në Libanin Jugor. Sulmi u konfirmua edhe nga Tel Avivi i cila tha se ka goditur një automjet në të cilin gjendeshin 4 anëtarë të një njësiti elitar të Hezbollahut.

Pas këtij sulmi, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu kërcënoi me edhe një fushatë të madhe kundër Hezbollahut në rast që qeveria libaneze nuk ndërmerr hapa për çarmatosjen e këtij grupi militant.

Netayahu tha se Hezbollahu ka filluar të ri-grupohet, ri-armatoset dhe të ripërtërinë arsenalin e raketave dhe fluturakeve me të cilat mund ta sulmojnë Izraelin dhe shtoi se Izraeli ka të drejtë për vet-mbrojtje dhe se do të vepron sipas nevojës në rast që qeveria në Bejrut nuk e përmbushë obligimin e saj dhe të çarmatosë Hezbollahun.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota