Balotazhi në Maqedoninë e Veriut, përfundoi votimi, fillon numërimi
BKT
Rajoni dhe Bota

Balotazhi në Maqedoninë e Veriut, përfundoi votimi, fillon numërimi

Besnik Iseni /RTK Shkup

Në Maqedoninë e Veriut u mbajt rundi i dytë i zgjedhjeve ai i balotazhit. Procesi ka shkuar pa probleme. Shqiptarët atje presin të fitojnë në Tetovë, Kërçovë, Dibër, Strugë, Studeniçan, Bërveni dhe Bogovinë.

Në 32 komuna të Maqedonisë së Veriut dhe në Qytetin e Shkupit si njësi e veçantë e administrimit u zhvillua sot balotazhi i zgjedhjeve lokale.

Të gjitha qendrat e votimit që ishin hapur në orën 7 u mbyllën në orën 19 dhe më pas filloi numërimi i votave.

Zgjedhjet u zhvilluan të qeta dhe pa probleme.

"Deri tash nuk kemi pas probleme,shpresoj që edhe gjatë ditës mos kdtë probleme.Ka qenë gjithçka në rregull", thotë Havushe Mustafi, kryetare e Qendrës së Votimit

"Të gjitha janë hapur në orën 7 të mëngjesit dhe nuk kemi evidentuar asnjë problematik,qoftë

teknike ,apo e ndonjë lloji tjetër", thotë Nazmi Dauti, nga KSHZ

Qytetarët që i intervistuam presin nga kryetarët e rinj që do të zgjidhen, të krijojnë kushte më të mira në qytet dhe të hapin vende të reja pune, me qëllim që rinia mos të largohet drejt vendeve të perëndimit.

"Presim të punoje më shumë për qytetin tonë, të hapen vende pune për rininë", thotë një qytetar. Deri sa një tjetër pret që të  ketë “zhvillime më të mëdha në infrastrukturë,të ketë një mirëqenie më të mirë ekonomike"

"Të ketë sa më shumë për gjeneratat e reja, ardhmëri, salla sportive, shkolla,kopshte", shton një tjetër qytetar.

Te blloku shqiptar, në këtë rreth të dytë zgjedhor, pritet të zgjidhen kryetarët e komunave të Tetovës, Kërçovës,Dibres, Strugës ,Studeniçanit, Bërvenicës dhe Bogovinës.

Në rundin e parë të zgjedhjeve lokale që u mbajt me 12 tetor u zgjodhën kryetarët e 44 komunave, prej të cilëve 9 shqiptar, shumica e të cilëve tashmë kanë marrë detyrat e tyre.

Ndërsa, në katër komunat ku nuk u arrit censusi i daljes në votime, në rundin e parë, do të organizohen zgjedhje të reja.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve rezultatet e votimit do t'i publikojë në faqen e sajë zyrtare, në mënyrë elektronike.

Këto janë zgjedhjet e teta me radhë, që nga pavarësimi i këtij vendi.

 


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota