Tajfuni Kalmaegi shkakton vërshime, dëme në Filipine, niset drejt Vietnamit
Dardan Ramabaja /RTK
Tajfuni Kalmaegi, i cili ka shkaktuar vërshime dhe dëme të mëdha në Filipine, është nisur drejt Vietnamit.
Një person ka humbur jetën kur tajfuni Kalmaegi goditi Filipinet qendrore të martën, me shirat e rrëmbyeshëm dhe erërat e forta që detyroi dhjetëra mijëra njerëz të largohen nga shtëpitë e tyre.
Tajfuni arriti me 205 km/orë kur preku tokën herët të martën, ndërsa parashikohet të lëvizë përgjatë rajonit të ishujve Visayas dhe mbi Detin e Kinës Jugore deri të mërkurën.
Uji ka zhytur shtëpitë në qytetin Talisay deri në kulm, e skena të ngjashme janë parë edhe në pjesë të qytetit Cebu, ku automjetet dhe rrugët ishin nën ujë.
Qeveria vietnameze paralajmëroi të martën se po përgatitej për skenarin më të keq, ndërsa tajfuni po arrin atje.
Ai parashikohet të godasë tokën të enjten në mbrëmje në rajonet qendrore të Vietnamit, të cilat kanë vuajtur tashmë nga përmbytjet e mëdha që vranë të paktën 40 persona dhe lanë 6 të tjerë të zhdukur gjatë javës së kaluar.
Kalmaegi vjen në një kohë kur Filipinet, të cilat goditen nga mesatarisht nga 20 stuhi tropikale çdo vit, po rimëkëmben nga një seri fatkeqësish, duke përfshirë tërmete dhe ngjarje të rënda të motit në muajt e fundit.























