Dijana Hrka vazhdon grevën e urisë në Beograd
BKT
Rajoni dhe Bota

Dijana Hrka vazhdon grevën e urisë në Beograd

Sh.Ç|RTKlive

Dijana Hrka, djali i së cilës, Stefani, vdiq nga shembja e një tendë në Stacionin Hekurudhor të Novi Sadit, vazhdon grevën e saj të urisë në Kuvendit të Serbisë.

Dijana Hrka filloi një grevë urie përpara kuvendit serb të dielën, duke kërkuar të vërtetën dhe përgjegjësi për vdekjen e djalit të saj dhe 15 personave të tjerë nga shembja e një tendë, lirimin e të gjithë studentëve të arrestuar gjatë protestave dhe zgjedhje të parakohshme.

Mediat serbe raportojnë se Unioni i Nxënësve të Shkollave të Mesme të Serbisë (UNSS) njoftoi se disa nxënës në më shumë se 20 shkolla të mesme dhe gjimnaze në Beograd shpallën një bllokadë dy-ditore të enjten dhe të premten në mënyrë që, siç thanë ata, të shprehnin mbështetje për Dijana Hrkën.

Për të njëjtën arsye, disa nxënës në gjimnazet në Çaçak dhe Pançevë gjithashtu shpallën një bllokadë dy-ditore.

Nxënës nga disa shkolla të mesme të Beogradit ecën dje nga disa drejtime të qytetit drejt Kuvendit për të vizituar Dijana Hrkën dhe për të shprehur mbështetjen e saj


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota