54 persona të plagosur nga shpërthimi në një xhami në Xhakartë
BKT
Rajoni dhe Bota

54 persona të plagosur nga shpërthimi në një xhami në Xhakartë

Sh.Ç|RTKlive

Dhjetëra persona janë plagosur nga një shpërthim që ndodhi gjatë lutjeve të së premtes në një xhami brenda kompleksit të një shkolle të mesme në kryeqytetin e Indonezisë, Xhakarta.

Shefi i policisë së qytetit, Asep Edi Suheri, ka theksuar se 54 persona janë dërguar në spital. Sipas tij, plagët variojnë nga të lehta deri në të rënda, duke përfshirë edhe djegie.

Ai ka theksuar se Policia Metropolitane e Xhakartës po heton shkakun e shpërthimit që ndodhi në zonën Kelapa Gading, në veri të qytetit, raporton BBC. 


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota