07:25 / 09.11.2025
Stuhia shpallet `super tajfun; ndërsa godet Filipinet
A.B|RTKlive
Një stuhi që po afrohet drejt Filipineve është përforcuar në nivelin e një super tajfuni, ndërsa një rajon ishullor tashmë po përjeton “kushte që rrezikojnë jetën”.
Sipas shërbimit meteorologjik të vendit (Pagasa), Tajfuni Fung Wong do të sjellë erëra të qëndrueshme deri në 185 km/h (155 mph) dhe reshje të dendura shiu në disa zona të vendit të dielën, raporton BBC.
Catanduanes, një ishull në brigjet lindore të Luzonit, ishte zona e parë e Filipineve që u godit drejtpërdrejt nga stuhia në mëngjesin e së dielës.
Tajfuni Fung Wong – i njohur lokalish si Uwan – vjen vetëm disa ditë pasi një stuhi tjetër, Kalmaegi, shkaktoi shkatërrime të mëdha dhe pothuajse 200 viktima.























