11:48 / 10.11.2025
Rreth 200 të vrarë në një përleshje të armatosur në Nigeri
M.M./ RTKlive
Rreth 200 persona janë vrarë në përleshje mes grupeve rivale xhihadiste në verilindje të trazuar të Nigerisë, kanë njoftuar milicia dhe grupet xhihadiste.
Përleshjet midis Boko Haram-it dhe grupit rival ekstremist Iswap shpërthyen të dielën në Dogon Chiku, pranë liqenit Çad, raporton AFP.
“Sipas të dhënave që kemi, rreth 200 terroristë të Boko Haram-it u vranë në këtë betejë,” tha Babakura Kola, zëdhënës i një milicie antixhihadiste që bashkëpunon me ushtrinë e vendit.























