Një aeroplan ushtarak është rrëzuar në Gjeorgji
BKT
Rajoni dhe Bota

Një aeroplan ushtarak është rrëzuar në Gjeorgji

M.M./ RTKlive

Një aeroplan ushtarak turk i tipit C-130 është rrëzuar në Gjeorgji.

Sipas Ministrisë turke të Mbrojtjes, aeroplani ishte një avion transporti që kishte nisur nga Azerbajxhani dhe kishte planifikuar të ulej në Turqi, raportojnë mediet e huaja.

Sipas gazetës turke Milliyet, bëhet e ditur se është nisur një operacion kërkim-shpëtimi në bashkëpunim me autoritetet gjeorgjiane.

Nuk dihet ende sa persona ndodheshin në bord.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota