12:28 / 14.11.2025
Takaichi gati për takim ballë për ballë me Kim-in
Sh.Ç|RTKlive
Kryeministrja japoneze Sanae Takaichi deklaroi sot se është e gatshme të “takohet ballë për ballë” me udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un, në përpjekje për të ndërtuar “marrëdhënie të reja dhe të frytshme midis Japonisë dhe Koresë së Veriut”.
Takaichi theksoi se nuk po përjashton asnjë mundësi për të bërë përparim në çështjen ende të pazgjidhur të rrëmbimit të qytetarëve japonezë nga Koreja e Veriut gjatë viteve 1970 dhe 1980, raporton Reuters.
Javën e kaluar, Kyodo News raportoi se Takaichi kishte kontaktuar Phenianin për të organizuar një samit.























