Tre të vdekur në Stokholm nga përplasja e autobusit
BKT
Rajoni dhe Bota

Tre të vdekur në Stokholm nga përplasja e autobusit

M.M./ RTKlive

Një autobus është përplasur në një stacion autobusi në Östermalm, në qendër të Stokholmit. Tre persona kanë vdekur dhe disa të tjerë janë plagosur. Aksidenti ka ndodhur në orën 15:24.

“Shoferi i autobusit është arrestuar”, thotë Nadya Norton nga Policia suedeze. Autobusi u përplas në një stacion autobusi në Valhallavägen, në Östermalm.

“Ka persona të plagosur në vendngjarje. Disa janë rëndë”, thotë Oscar Davila, operator drejtues në Shërbimin e Zjarrfikësve, raporton Aftonbladet.

“Për momentin nuk japim më shumë të dhëna rreth numrit, gjinisë apo moshës”, ka deklaruar  Nadya Norton, zëdhënëse e Policisë së Stokholmit.

Ngjarja po hetohet si vrasje nga pakujdesia me rrethana rënduese.

“Drejtuesi i autobusit është arrestuar. Kualifikimi i veprës është vrasje nga pakujdesia me rrethana rënduese, dhe me këtë ka nisur puna hetimore, njoftoi Nadya Norton.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota