18:56 / 14.11.2025
Kina i ka dorëzuar ambasadorit japonez një notë proteste zyrtare
M.M./ RTKlive
Kina ka thirrur ambasadorin japonez në Pekin për shkak të deklaratave të kryeministres Sanae Takaichi mbi Tajvanin.
Kina dhe Japonia kanë qenë të përfshira këtë javë në një përplasje diplomatike në rritje, e shkaktuar nga deklarimi i Takaichit se Japonia mund të përgjigjej me forcën e saj të mbrojtjes, nëse Kina sulmon Tajvanin, raporton BBCNews.
Ministritë e jashtme të të dy vendeve kanë bërë protesta të rënda njëra ndaj tjetrës. Një diplomat kinez gjithashtu bëri një koment që disa e interpretuan si kërcënim për të prerë kokën Takaichit.
Kjo përplasje diplomatike lidhet me armiqësinë historike midis Kinës dhe Japonisë, si dhe me “paqartësinë strategjike” të gjatë mbi sovranitetin e Tajvanit të vetëqeverisur.























