41 të vdekur në Vietnam si pasojë e përmbytjeve
BKT
Rajoni dhe Bota

41 të vdekur në Vietnam si pasojë e përmbytjeve

Flutura Bekqeli /RTK

Të paktën 41 persona të vdekur nga shirat dhe përmbytjet e pandërprera në Vietnamin Qendror që nga fundjava, ndërsa vazhdojnë kërkimet për nëntë të tjerë që ende mungojnë, raportojnë mediat shtetërore.

Përmbytja ka zhytur më shumë se 52,000 shtëpi dhe ka lënë gjysmë milioni familje dhe biznese pa energji elektrike, sipas raportimeve. Dhjetëra mijëra banorë janë evakuuar nga rajonet e prekura nga përmbytjet. Moti ekstrem ka goditur Vietnamin në muajt e fundit ku dy tajfunë, lanë një gjurmë vdekjesh dhe shkatërrimesh brenda disa javësh nga njëri-tjetri. Fatkeqësitë natyrore në Vietnam kanë shkaktuar dëme që arrijnë në 2 miliardë dollarë midis janarit dhe tetorit të këtij viti, sipas vlerësimeve të qeverisë. Kushtet e motit në rajon pritet të zgjasin të paktën deri të dielën, sipas autoriteteve. Trupat ushtarake dhe oficerët e policisë janë vendosur për të ngritur strehimore emergjente për të zhvendosur njerëzit në vende të sigurta.

Provinca ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme pasi rrëshqitjet e dheut dëmtuan rrugët dhe autostradat kryesore.

Më parë në nëntor, tajfuni Kalmaegi vrau të paktën pesë persona në bregdetin qendror të Vietnamit. Shumë në provincën Dak Lak thanë se shtëpitë e tyre ishin shembur ose ishin përmbytur. I njëjti tajfun kishte vrarë 188 persona në ishullin filipinas Cebu, përpara se të shkonte drejt Vietnamit. Dhe në shtator, të paktën 11 persona vdiqën pasi tajfuni Bualoi goditi qendrën dhe veriun e Vietnamit. Tajfuni kishte erëra me shpejtësi prej 117 km/orë kur arriti në Vietnamin qendror.

Ekspertët thonë se ndryshimi i klimës ka përkeqësuar motin ekstrem, me tajfunët që po bëhen më të fortë dhe më të shpeshtë.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota