Afrikë e Jugut, Samiti i G20-tës mbyll punimet
BKT
Rajoni dhe Bota

Afrikë e Jugut, Samiti i G20-tës mbyll punimet

M.M./ RTKlive

Samiti i G20 në Afrikën e Jugut, një mbledhje e ekonomive kryesore të botës, ka përfunduar me një deklaratë të përbashkët që angazhohet për “bashkëpunim multilateral”. Deklarata, e cila trajtonte çështjet e zbutjes së ndryshimeve klimatike dhe pabarazisë ekonomike, u miratua pavarësisht kundërshtimeve nga SHBA, e cila bojkotoi takimin në Johanesburg.

Duke folur në ceremoninë e mbylljes të dielën, presidenti i Afrikës së Jugut, Cyril Ramaphosa, tha se marrëveshja tregoi se “qëllimet e përbashkëta” ishin më të rëndësishme se dallimet midis vendeve.

Presidenti amerikan Donald Trump zgjodhi të mos merrte pjesë në G20 për shkak të një pretendimi të gjerësisht të diskredituar se pakica e bardhë në Afrikën e Jugut është viktimë e vrasjeve masive dhe konfiskimeve të tokës.

Ky ishte samiti i parë i G20-tës që mbahej në Afrikë. Indonezia, India dhe Brazili e kanë udhëhequr samitin gjatë tre viteve të fundit.

SHBA do të jetë mikpritëse e G20-s në vitin 2026, me samitin që pritet të mbahet në terrenin e golfit të Trump-it, në Florida, raporton BBCNews.

Dorëzimi ceremonial i presidencës, i cili duhej të ndodhte në fund të samitit të dielën, nuk u realizua. Ai pritet të zhvillohet javën e ardhshme, me pjesëmarrjen e zyrtarëve të rangut të ulët.

Presidenti brazilian Luiz Inácio Lula da Silva tha se “nuk kishte shumë rëndësi” fakti që Trump nuk mori pjesë, duke shtuar se multilateralizmi ishte “më i gjallë se kurrë”.

Kancelari gjerman Fredriech Merz tha se nuk kishte qenë një “vendim i mirë” që SHBA të abstenonte.

Ai i tha agjencisë Reuters se ajo që kishte vërejtur në G20 ishte se “bota aktualisht po i nënshtrohet një ripozicionimi dhe se po formohen lidhje të reja”.

Delegatët arritën gjithashtu një konsensus për të punuar drejt një “paqeje gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme në Ukrainë, Sudan, Republikën Demokratike të Kongos dhe territorin palestinez të pushtuar”.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota