Brenton: Moska dyshon në garancitë e sigurisë për Ukrainën
M.M./ RTKlive
Sir Tony Brenton, ish-ambasador britanik në Rusi, ka paralajmëruar se arritja e një marrëveshjeje për “garanci sigurie” për Ukrainën pritet të jetë e vështirë.
Plani fillestar i paqes me 28 pika parashikonte që Ukraina të përfitonte garanci sigurie të mbështetura nga Perëndimi, me qëllim parandalimin e agresionit të mëtejshëm rus.
Por plani kërkonte gjithashtu që Ukraina të angazhohej për të mos u bashkuar me NATO-n, aleancën ushtarake të vendeve perëndimore. Nuk është e qartë nëse ky kërkesë mbetet ende në fuqi, pasi ministri i jashtëm gjerman, Johann Wadephul, sugjeroi se ajo ishte hequr, raporton BBCNews.
Ish-ambasadori britanik në Rusi, Sir Tony Brenton, thotë se ka dëgjuar se një nga “komplikimet kryesore” vazhdon të jetë rreth atyre garancive të sigurisë për Ukrainën.
“Rusët janë shumë të dyshimtë ndaj çdo lloj garancie që sipas tyre do të barazohej me anëtarësimin e Ukrainës në NATO përmes derës së pasme,” shpjegon ai.
Siç kemi raportuar, Shtëpia e Bardhë insiston se zyrtarët ukrainas besojnë se draft-plani i paqes “ofron mekanizma të besueshëm dhe të zbatueshëm për të siguruar sigurinë e Ukrainës”.























