Lituania forcon bashkëpunimin me sektorin gjerman të armëve
BKT
Rajoni dhe Bota

Lituania forcon bashkëpunimin me sektorin gjerman të armëve

atsh

Lituania shpreson të rrisë bashkëpunimin me sektorin gjerman të armatimeve, tha sot  ministri i Mbrojtjes, Robertas Kaunas, në një konferencë për mbrojtjen në Vilnius.

“Për Lituaninë, zgjerimi i bashkëpunimit me industrinë gjermane nuk është vetëm i mirëpritur. Ai ka rëndësi strategjike për ne. Ne shohim potencial të madh në prodhimin e përbashkët, mirëmbajtjen dhe zhvillimin e teknologjisë” , tha Kaunas, i cili mori detyrën tre javë më parë.

Prodhuesi gjerman i dronëve, “Quantum-Systems”, dhe kompania lituaneze “ADV Defense” nënshkruan një memorandum mirëkuptimi për zhvillimin e sistemeve autonome të aviacionit, në prani të Kaunas, gjatë ngjarjes të organizuar nga Dhoma gjermano-baltike e Tregtisë.

Ministri  Kaunas gjithashtu theksoi vendsojen e  një force gjermane në Lituani.

“Lituania ka vlerësuar gjithmonë Gjermaninë si një aleat të qëndrueshëm dhe partner të përkushtuar të NATO-s, dhe tani, perms dislokimit të përhershëm të trupave  gjermane në Lituani, një shtyllë e besueshme e mbrojtjes sonë kolektive”, tha ai.

Duke iu referuar bashkëpunimit në prodhimin e armëve që përfshin “Rheinmetall” gjerman, Hahn tha se “Ceremonia e fundit për fabrikën e municioneve artilerike të Rheinmetall  në Lituani ka qenë një pikë kthese në bashkëpunimin gjermano-lituanez në mbrojtje”. 


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota