Zjarr masiv në Hong Kong: 36 të vdekur, qindra të zhdukur e 3 të arrestuar
BKT
Rajoni dhe Bota

Zjarr masiv në Hong Kong: 36 të vdekur, qindra të zhdukur e 3 të arrestuar

Sh.Ç|RTKlive

Të paktën 36 persona kanë humbur jetën dhe 279 të tjerë rezultojnë të zhdukur pas një zjarri masiv që përfshiu disa ndërtesa shumëkatëshe në një kompleks banimi në Tai Po, Hong Kong.

Zjarrfikësit po përpiqen të arrijnë banorët e bllokuar në katet më të larta.

Policia ka arrestuar tre persona nën dyshim për vrasje jo të qëllimshme dhe pritet të japë më shumë detaje në një konferencë për shtyp, raportojnë mediat ndërkombëtare.

Shtatë nga tetë ndërtesat e kompleksit, që është shtëpi për një popullsi të madhe të moshuarish, ende janë në flakë.

Drejtori i Shërbimeve të Zjarrfikësve tha se gjatë shpëtimit ekuipazhi vuri re pllaka polistirol që bllokonin disa dritare, të cilat janë jashtëzakonisht të ndezshme dhe mund të kenë përshpejtuar përhapjen e zjarrit.

Autoritetet e banimit po shqyrtojnë nëse shtresat mbrojtëse të përdorura gjatë rinovimit ishin mjaft rezistente ndaj zjarrit. Shkallët prej bambuje që përdoren për rrethimin e ndërtesave mund të kenë kontribuar gjithashtu në përhapjen e flakëve.

Ky zjarr duket të jetë më i vdekshmi në Hong Kong në pothuajse tre dekada.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota