Tri podiume në tri sllallome, Lara Colturi shkëlqen mbi ski
BKT
Sport

Tri podiume në tri sllallome, Lara Colturi shkëlqen mbi ski

rtsh

Skiatorja shqiptare Lara Colturi vazhdon të shkëlqejë në Kupën e Botës në Ski.

Lara tregon se është një nga skiatoret më të mira në botë, pasi në Slalomin e tretë të sezonit, arriti të sigurojë podiumin e tretë. Pas vendeve të dyta në Levi dhe Gurgl, Lara Colturi i dhuroi Shqipërisë një medalje të bronztë në garën e fundit në SHBA.

Sezoni ka nisur shumë mirë për skiatoren shqiptare, që me këto paraqitje të jashtëzakonshme, premton të sjellë medalje të tjera për Shqipërinë në sportin e skive.