Mali i Zi dhe Mbretëria e Bashkuar, aleatë të fortë brenda NATO-s
BKT
Rajoni dhe Bota

Mali i Zi dhe Mbretëria e Bashkuar, aleatë të fortë brenda NATO-s

RTCG

Mali i Zi dhe Mbretëria e Bashkuar, si aleatë të fortë brenda NATO-s, do të vazhdojnë të përmirësojnë marrëdhëniet e partneritetit në interes të sigurisë, zhvillimit dhe perspektivës evropiane të vendit tonë, u njoftua në takimin e Presidentit të Shtetit Jakov Millatoviq dhe delegacionit të Komitetit të Punëve të Jashtme të Dhomës së Ulët të Parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar në Podgoricë.

"Mali i Zi dhe Mbretëria e Bashkuar ndajnë interesa dhe vlera afatgjata: stabilitetin e rajonit, prosperitetin e qytetarëve dhe institucione të forta e të besueshme", thuhet në njoftim. Siç u shprehën ata, fokusi ishte në prioritetet e përbashkëta: mbështetjen për rrugën evropiane të Malit të Zi, bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe sundimit të ligjit, forcimin e qëndrueshmërisë së shoqërisë, duke përfshirë luftën kundër dezinformimit, si dhe qëllimet e përbashkëta të politikës së jashtme.Gjithashtu u diskutuan mundësitë e bashkëpunimit praktik përmes shkëmbimit të përvojave dhe mbështetjes së ekspertëve dhe teknike, dhe u theksua rëndësia e komunikimit strategjik të vazhdueshëm", shtohet në deklaratë.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota