Sri Lanka përballet me trauma dhe humbje pas ciklonit vdekjeprurës
BKT
Rajoni dhe Bota

Sri Lanka përballet me trauma dhe humbje pas ciklonit vdekjeprurës

Sh.Ç|RTKlive

Sri Lanka përballet me humbje të mëdha pas Ciklonit Ditwah, i cili ka shkaktuar vdekjen e të paktën 410 personave dhe ka lënë 336 të zhdukur.

Rajoni i Kandy-t ka qenë më i prekur, me 88 viktima dhe 150 persona ende të zhdukur. Rreth 20,000 njerëz janë zhvendosur dhe strehuar në 176 qendra emergjence. Stuhitë e fuqishme kanë shkaktuar rrëshqitje dheu, duke shkatërruar shtëpi dhe duke lënë banorët në situata të vështira, raporton Reuters.

Autoritetet po punojnë intensivisht për të pastruar rrugët, rikthyer energjinë elektrike dhe lidhjet e komunikimit, si dhe për të shpërndarë ushqim dhe karburant në zonat e prekura.

Situata është kritike në disa fshatra ku shtëpitë janë të dëmtuara dhe facilitetet për të strehuar të zhvendosurit janë të pamjaftueshme, ndërsa autoritetet dhe forcat e sigurisë vazhdojnë kërkimet për të zhdukurit dhe rikuperimin e trupave.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota