Kremlini sinjalizon se nuk ka përparim për Ukrainën pas bisedimeve
BKT
Rajoni dhe Bota

Kremlini sinjalizon se nuk ka përparim për Ukrainën pas bisedimeve

A.B/RTKLive

Pesë orë bisedime mes presidentit rus Vladimir Putin dhe negociatorit të lartë të presidentit amerikan Donald Trump duket se nuk arritën të prodhojnë ndonjë përparim në sigurimin e një marrëveshjeje paqeje për Ukrainën.

Zëdhënësi i Kremlinit tha se takimi në Moskë ishte “konstruktiv”, por se disa pjesë të planit mbeten të papranueshme për Rusinë.

I dërguari i posaçëm i Trumpit, Steve Witkoff, dhe dhëndri i tij Jared Kushner morën pjesë në bisedime pas javëve të diplomacisë intensive që synonin t’i jepnin fund luftës. Ekipi amerikan nuk ka komentuar që kur u largua nga Moska.

Më herët të martën, Putin tha se ndryshimet e propozuara nga Kievi dhe Evropa në draft-planin e paqes të mbështetur nga SHBA-ja janë të papranueshme, duke shtuar se nëse Europa “do të shkojë në luftë dhe e nis një të tillë, ne jemi gati menjëherë”, raporton BBC.

 


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota