Forcat izraelite vazhdojnë me sulme në Liban si dhe në Rripin e Gazës
Luan Qorraj / RTK
Përkundër marrëveshjeve të armëpushimit, të cilat janë ende në fuqi, forcat Izraelite po vazhdojnë me operacione në rripin e gazës, si dhe në Liban.
Sipas njoftimeve, që nga orët e mëngjesit, aeroplanët Izraelit kanë goditur disa pjesë të Libanit, përfshirë në qytetet Mahrouna, Jbaa, al-Majadel dhe Braashit - ku u goditën disa ndërtesa për të cilat autoritetet Libaneze thonë se kanë qenë objekte civile përderisa Tel Avivi insiston se kanë qenë pjesë e infrastrukturës që përdorët nga Hezbollahu.
Sipas Izraelit, Hezbollahu është duke vazhduar me tentime të ri-armatosët dhe të rris numrin e raketave dhe fluturakeve pa pilot me të cilat mund të godas Izraelin, veprime që janë në kundërshtim me marrëveshjen e armëpushimit mes dy palëve, përderisa përfaqësuesit e këtij grupi militant thonë se një gjë e tillë nuk është duke ndodhur.
Njëkohësisht është njoftuar se së paku 6 palestinez janë vrarë si pasojë e operacioneve të ndryshme të forcave izraelite në rripin e gazës. Edhe këtu, Tel Avivi insiston të ketë shënjestruar caqe të militantëve të cilët nuk po i përmbahen marrëveshjeve të armëpushimit përderisa Hamasi vazhdon të insiston se Tel Avivi është ai i cili pa ndërprerje po i shkelë kushtet e armëpushimit.
Mes tjerash, Hamasi akuzon Izraelin edhe për mbajtjen e bllokadës së pjesërishme të ndihmave të cilat duhet të hyjnë në rripin e gazës duke thënë se Tel Avivi lejon vetëm 25 deri 30% të ndihmave që të hyjnë në territor - gjë që Izraeli e mohon.























