Berlini dërgon avionë luftarakë në Poloni pas shkeljeve të dronëve rusë
BKT
Foto: Reuters
Rajoni dhe Bota

Berlini dërgon avionë luftarakë në Poloni pas shkeljeve të dronëve rusë

RTKlive

Gjermania ka dërguar pesë avionë luftarakë Eurofighter dhe rreth 150 pjesëtarë të ushtrisë në qytetin polak Malbork për të ndihmuar në sigurimin e hapësirës ajrore të vendit, në përgjigje të shkeljeve të dronëve rusë në shtator, njoftoi të enjten forca ajrore gjermane.

Në mesin e shtatorit, avionët polakë F-16, F-35 holandezë, avionët italianë AWACS dhe aeroplanët e furnizimit me karburant të NATO-s u aktivizuan për të rrëzuar dronë që kishin hyrë në hapësirën ajrore të Polonisë. Ky ishte rasti i parë kur një shtet anëtar i aleancës perëndimore kishte qëlluar gjatë luftës së Rusisë në Ukrainë. Moska mohoi përgjegjësinë.

Eurofighter-at gjermanë janë pjesë e misionit “Eastern Sentry” të NATO-s dhe do të mbeten në Malbork deri në mars 2026. Zona ndodhet rreth 60 kilometra nga Gdansk dhe 80 kilometra nga enklava e armatosur e Rusisë, Kaliningrad.

“Me këtë mision, po dërgojmë një mesazh të fortë mbështetjeje për Poloninë dhe për NATO-n në tërësi,” tha shefi i forcës ajrore gjermane, Holger Neumann.

Gjermania ka dërguar avionë Eurofighter edhe në Rumani, si pjesë e përpjekjeve të NATO-s për të forcuar krahun lindor të aleancës mes tensioneve me Rusinë. (Burimi: Reuters)


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota