Rreth gjysmë milioni civil zhvendosen nga luftimet Tajlandë–Kamboxhia
BKT
Rajoni dhe Bota

Rreth gjysmë milioni civil zhvendosen nga luftimet Tajlandë–Kamboxhia

Luan Qorraj / RTK

Qindra mijëra civil janë detyruar të largohen nga zona kufitare mes Tajlandës dhe Kamboxhias si pasojë e përleshjeve çdo herë e më të ashpra mes forcave të dy vendeve. Ndërkohë, presidenti amerikan Donald Trump, ka thënë se do të intervenojë për ta shpëtuar marrëveshjen e armëpushimit të cilën e ndërmjetësoi në korrik të këtij viti.

Sipas njoftimeve, gjatë tri ditëve të luftimeve , më shumë se 500 mijë civil, nga të dyja vendet, janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre, përderisa qindra mijëra të tjerë janë duke u përgaditur të largohen. Agjencitë humanitare kanë paralajmëruar se përveç kërcënimit nga dhuna, zhvendosja kaq e madhe e popullatës, për kohë kaq të shkurtër, po shkakton rreziqe tjera për civilët në Tajlandë dhe Kamboxhë.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, dy palët kanë raportuar për së paku 16 incidente të "kontaktit" mes dy ushtrive përgjatë kufirit të gjatë më shumë se 800 kilometra. Është bërë e ditur edhe se dy palët, çdo herë e më shumë, po përdorin artileri, sisteme raketore dhe aeroplanë për të goditur caqe brenda territorit të armikut.

Përderisa Tajlanda dhe Kamboxhia vazhdojnë të fajësojnë njëra - tjetrën për shkeljen e armëpushimit dhe shpërthimin e fundit të dhunës, presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se do të intervenon për të tentuar të shpëton marrëveshjen e armëpushimit e cila u arrit në korrik të këtij viti me ndërmjetësimin e tij. Trump ka thënë se do të zhvillon biseda telefonike me udhëheqësit e dy vendeve të cilat, sipas tij, do të ndalojnë shpërthimin e luftës së plotë mes dy fqinjëve aziatik.

Por, zyrtarët nga të dyja palët kanë sinjalizuar që nuk janë të gatshëm të ndalojnë përleshjet, ministri i jashtëm i Tajlandës u ka thënë mediave se ai nuk sheh potencial për negociata përderisa ministria e mbrojtjes së Kamboxhës ka deklaruar se ushtarët e saj nuk kanë kurrfarë zgjedhje tjetër përveç të ndërmarrin aksione të mëtejme kundër Tajlandës. Më se gjysmë milioni civilë zhvendosen për shkak të luftimeve mes forcave të Tajlandës dhe Kamboxhias.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota