14:51 / 14.12.2025
Von der Leyen: Të bashkuar kundër dhunës, antisemitizmit dhe urrejtjes
M.M./ RTKlive
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka reaguar lidhur me sulmin në plazhin Bondi, jashtë Sidneit që lanë të paktën 11 të vdekur.
Von der Leyen, përmes platformës ’X’, ka deklaruar se ndjehet e tronditur nga sulmi tragjik në Bondi Beach, teksa ka shprehur ngushëllime familjeve dhe të afërmve të viktimave.
“Evropa qëndron pranë Australisë dhe komuniteteve hebreje kudo. Ne jemi të bashkuar kundër dhunës, antisemitizmit dhe urrejtjes”, ka shkruar ajo në platformën ‘X’.
























