Del video e Nicolas Maduros brenda zyrave të Dea-s në Nju Jork
BKT
Rajoni dhe Bota

Del video e Nicolas Maduros brenda zyrave të Dea-s në Nju Jork

RTKLive

Presidenti i Venezuelës, Nikolas Maduro, është kapur nga forcat speciale amerikane në një operacion të zhvilluar në Karakas. Ai dhe bashkëshortja e tij, Cilia Flores, u transferuan në Shtetet e Bashkuara dhe mbërritën në Bazën Ajrore Stewart në Nju Jork, ku më pas u dërguan në zyrat e DEA-s në Manhattan.

Pamjet e publikuara faqen zyrtare të reagimit të shpejtë e Shtëpisë së Bardhë në X, tregojnë Maduron të shoqëruar nga agjentë të DEA-s në zyrat e agjencisë në New York, ku ai u procedua dhe iu morën gjurmët e gishtërinjve. Në një video të shpërndarë nga Shtëpia e Bardhë, ai dëgjohet duke thënë “gëzuar Vitin e Ri”.

 


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota