Vërshime nga reshjet e dendura në Ohër dhe Manastir
BKT
Rajoni dhe Bota

Vërshime nga reshjet e dendura në Ohër dhe Manastir

Besnik Iseni/ RTK

Reshjet e shumta të shiut dhe të borës kanë shkaktuar përmbytje në shumë qytete të Maqedonisë së Veriut. Në fshatin Strimnicë të Tetovës, Lumi Vardar ka dalë nga shtrati duke shkaktuar dëme materiale në disa shtëpi dhe në tokat bujqësore.

"Lumi Vardar e ka shtratin e ngushtë dhe del në sipërfaqen e fushës dikund pjesa lart dhe dhe vërshon në këtë pjesë ku është lagja e re e fshatit Stërpnic dhe një numër i konsiderueshëm i shtëpive ngelën e bllokuar në ujë", tha Taxhedin Rushiti,  banor i fshatit.

Nga reshjet e rrëmbyeshme ka rrëshqitur edhe një murr në lagjen 146 të Tetovës, i cili ka rënë mbi disa shtëpi, duke rrezikuar jetën e banorëve që në ato momente kanë qenë duke fjetur.

"Djali ka qenë tu fjet. Po djali ka qenë këtu kur ka ra muri edhe për pak djali më ka shpëtuar, Zoti e ka ruajt se unë kam qenë në rrezik, rrezikun më të madh e kam pas unë", tha Dilaver Jashari, familjar.

 Rrëshqitje të dheut dhe gurëve ka pasur edhe në rrugën që lidh Tetovën me Banjën e qytetit.

Gjendje alarmante është edhe në Kërçovë, ku lumi ka dalë nga shtrati dhe ka përmbysur dhjetëra shtëpi. Rreth 120 banorë janë larguar nga shtëpitë e tyre dhe janë vendosur përkohësisht në sallën sportive të Kërçovës.

"Po e monitorojmë nga afër situatën, ndërsa të gjitha subjektet përkatëse dhe kompanitë me përgjegjësi shoqërore janë aktive në terren. Shpërndarja e ushqimit po kryhet pa ndërprerje dhe ekskluzivisht përmes Komunës së Kërçovës, në koordinim me Kryqin e Kuq" Aleksandër Jovanovski Kryetar i Komunës së Kërçovës.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota