Samoa, shteti i radhës që do të bëhet me ambasadë në Jerusalem
BKT
Rajoni dhe Bota

Samoa, shteti i radhës që do të bëhet me ambasadë në Jerusalem

A.B|RTKlive

Ministria e Punëve të Jashtme e Shtetit të Izraelit njoftoi se Shteti i Pavarur i Samoas do të bëhet shteti i tretë ishullor në Paqësor që do të hapë një ambasadë në Jerusalem, duke konfirmuar një raport të publikuar javën e kaluar në mediat samoane.

Sipas deklaratës izraelite, Ministri i Jashtëm Gideon Sa’ar zhvilloi një bisedë me Kryeministrin e Samoas, Laʻauli Leuatea Schmidt, dhe e ftoi atë për një vizitë në Izrael. Samoa, e cila ka një popullsi të vlerësuar rreth 212 mijë banorë dhe është më e vogël se shteti amerikan i Rhode Island, pritet ta hapë ambasadën më vonë gjatë këtij viti.

Ministria e Punëve të Jashtme e Izraelit ka përshëndetur vendimin e Samoas për t’iu bashkuar listës në rritje të vendeve që do ta vendosin ambasadën e tyre në Izrael, në Jerusalem.

Në një postim në rrjetet sociale, diplomacia izraelite shprehu entuziazmin për këtë hap, duke e cilësuar atë si një zhvillim të rëndësishëm në marrëdhëniet mes dy vendeve. “Të entuziazmuar nga vendimi i Samoas për t’iu bashkuar listës në rritje të vendeve që do ta vendosin ambasadën e tyre në Izrael, në Jerusalem”, thuhet në reagimin zyrtar.

Aktualisht, disa shtete kanë vendosur ambasadat e tyre në Jerusalem, ndërsa Samoa pritet të bëhet vendi i radhës që do të hapë një mision diplomatik në qytet më vonë gjatë këtij viti. Shtetet që deri tani kanë ambasada në Jerusalem janë: Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kosova, Guatemala, Hondurasi, Papua Guinea e Re, Fixhi dhe Paraguai.

 


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota