Talenti kosovar Aron Babaj firmos me Milan
Uran Krasniqi / RTKLive
Klubi italian Milan ka zyrtarizuar transferimin e talentit të ri Aron Babaj, i lindur në vitin 2009, i cili do të jetë pjesë e projektit “Milan Futuro”, të dedikuar për zhvillimin e futbollistëve të rinj.
"AC Milan ka kënaqësinë të njoftojë afrimin e Aron Babaj, i cili do t’i bashkohet projektit Milan Futuro, një iniciativë e dedikuar për rritjen dhe zhvillimin e talenteve të rinj. Mesfushori, i lindur në vitin 2009, ka vendosur të vazhdojë karrierën e tij me ngjyrat kuqezi, duke u bërë pjesë e një projekti afatgjatë që synon formimin e futbollistëve për nivelin më të lartë konkurrues. AC Milan i uron mirëseardhje Aron Babajt dhe i dëshiron shumë suksese në këtë kapitull të ri të karrierës së tij", ka njoftuar Milan.
Mesfushori i ri vlerësohet si një nga talentët më premtues dhe është përgatitur edhe në qendrën “1Maximum2 Training Center”, ku ka punuar nën drejtimin e trajnerit Hivzi Ahmeti. Ky i fundit e ka vlerësuar lart Babajn, duke theksuar inteligjencën, teknikën dhe qetësinë e tij në lojë.























