Trump: SHBA do të ndërmarrë veprime nëse Irani ekzekuton protestues
Luan Qorraj| RTK
Presidenti amerikan Donlad Trump ka thënë se Shtetet e Bashkuara do të ndërmarrin veprime të fuqishme në rast se Irani ekzekuton sot të arrestuarit gjatë protestave, përderisa nga Irani njoftohet se numri i viktimave ka tejkaluar 2 mijë e 400.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donlad TRump, ka thënë se Amerika do të ndërmerr veprime të fuqishme në rast që Irani , sot, ekzekuton të arrestuarit gjatë protestave të fundit.
Reagimi i Trump vie pasi që familjarët e të arrestuarve kanë thënë se autoritetet planifikojnë që gjatë ditës së sotme të ekzekutojnë një numër të personave të arrestuar - Trump, një ditë më parë, u porositi qytetarëve të Iranit që të vazhdojnë me protesta dhe se "ndihma është rrugës"
Ndërkohë, nga Irani njoftohet se numri i konfirmuar i të vrarëve gjatë protestave ka tejkaluar 2 400 - por, grupet monitoruese thonë se numrat e vërtetë besohet të janë shumë më të mëdha pasi qe, për shkak të ndërprerjes së internetit dhe telekomunikimeve nuk ka informata të sakta për shumë pjesë të vendit.
Njëkohësisht, autoritetet në Teheran kanë thënë se Irani është i gatshëm të ballafaqohet me çfarëdo kërcënimi nga jashtë dhe kanë akuzuar SHBA-n se po tenton të krijon pretekst për ndërhyrje ushtarake























