13:15 / 14.01.2026
Të paktën 30 të vrarë pasi vinçi bie mbi një tren në Tajlandë
Luan Qorraj| RTK
Autoritetet Tajlandeze kanë thënë se së paku 28 persona kanë humbur jetën dhe 64 të tjerë janë lënduar si pasojë e rrëzimit të një krani ndërtimor mbi një tren të mbushur me udhëtarë.
Sipas zyrtarëve, aksidenti, i cili ndodhi në veri-lindjen e vendit, ndodhi kur krani, pa ndonjë arsye të dukshme, u rrëzua mbi trenin në të cilin gjendeshin 195 udhëtarë dhe i cili ishte duke udhëtuar nga Bagkoku drejtë provincës Ratchathani.
Zyrtarët kanë urdhëruar hetime të menjëhershme rreth arsyeve të aksidentit tragjik përderisa raportohet se ky është vetëm incidenti i fundit në Tajlandë ku kanë ndodhur disa incidente vdekjeprurëse për shkak të shmangieve të rregullave të sigurisë.























