Kryeministrja e Danimarkës thotë se Evropa s`do të shantazhohet nga Trump
Luan Qorraj| RTK
Kryeministrja e Danimarkës ka thënë se Evropa nuk do të shantazhohet, si përgjigje ndaj kërcënimeve të Trumpit për tarifa të reja. Nga ana tjetër, kreu i NATO-s, Mark Rutte, ka biseduar me presidentin amerikan rreth tensioneve që kanë të bëjnë me Grenlandën.
Kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederikse ka falënderuar vendet e ndryshme për përkrahjen e tyre rreth çështjes së Grenlandës dhe ka ka shtuar se e tërë EVropa e ka dhënë një porosi të vetme- “NE nuk do të shantazhohemi”.
Komentet e saj erdhën pasi që Tetë vendet Evropiane të cilave presidenti Amerikan DOnald Trump iu kërcënua me tarifa të reja tregtare , nëse ato refuzojnë të arrijnë marrëveshje rreth kërkesës së TRump për blerjen e Grenlandes
Përmes një deklarate, udhëheqësit e Danimarkës, Finlandës, Frances, Gjermanisë, Vendeve të Ulëta, Norvegjisë, Suedisë dhe Britanisë së madhe kanë thënë se kërcënimi me tarifa i dëmton marrëdhëniet trans-atlantike dhe rrezikojnë të nisin një spirale të rrezikshme tatëpjetë.
Në deklaratë thuhet edhe se tetë vendet qëndrojnë në solidaritet të plotë me POpullin e Grenaldës dhe Mbretërinë e danimarkës por edhe shtohet se ato, si anëtare të NATO-s, vazhdojnë të jenë të përqendruara në përforcimin e sigurisë Arktike dhe interesave të përbashkëta trans-atlantike.
Ndërkohë, presidenti francez Emmanuel MAcron ka thënë se, në rast që presioni i Trump vazhdon, ai do të kërkon aktivizimin e ligjit e njohur si "Instrumenti kundër detyrimit" apo ACI, i cili u aprovua në vitin 2023 për shkak të kërcënimeve tregtare nga Kina por i cili nuk është përdorë deri me tani.
Njëkohësisht, kreu i NATO-s MArk Rutte, ka thënë se ka biseduar me Trump rreth çështjes së Grenlandës dhe ka shtuar se ai dhe presidenti Amerikan do ta vazhdojnë këtë bisedë gjatë takimit në Davos .























