Trump vazhdon të insistojë në kontrollin e Grenlandës
Dardan Ramabaja /RTK
Presidenti amerikan Donald Trump vazhdon të insistojë në qëndrimin e tij për Grenlandën, ndërsa nuk ka kursyer kritikat ndaj aleatëve evropianë.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar se ai do t'ua thotë udhëheqësve evropianë në forumin e kësaj jave në Davos të Zvicrës, se vendi i tij se duhet ta ketë Grenlandën. Në rrjetet sociale, ai ka postuar një mesazh me sa duket nga Emmanuel Macron, në të cilin presidenti francez i thotë: "Nuk e kuptoj se çfarë po bëni me Grenlandën".
Trump gjithashtu publikoi një mesazh që thotë se është nga sekretari i përgjithshëm i NATO-s dhe postoi imazhe të gjeneruara të vetes duke vendosur një flamur amerikan në Grenlandë. Të shtunën, Trump kërcënoi tetë aleatë evropianë, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar dhe Danimarkën, me tarifa prej 10% nëse nuk arrihet një marrëveshje për Grenlandën.
Por kryeministri i Grenlandës ka deklaruar se "nuk do të lejojnë të vihen nën presion", ndërsa aleatët evropianë janë mbledhur për të mbrojtur territorin gjysmë-autonom danez. Presidenti Trump gjithashtu ka thënë se plani i Mbretërisë së Bashkuar për t'ia dorëzuar sovranitetin e Ishujve Chagos Mauritiusit ishte një "akt i madh marrëzie", edhe pse administrata e tij fillimisht e kishte mbështetur marrëveshjen, duke e quajtur monumentale.
Ndërsa tani sipas tij, marrëveshja - në të cilën Mbretëria e Bashkuar do të jepte paguante qira për një bazë ushtarake në territor, ndërsa dorëzonte sovranitetin - është një nga arsyet pse Trump dëshiron që SHBA-të të marrin përsipër Grenlandën "Çuditërisht, aleati ynë "i shkëlqyer" i NATO-s, Mbretëria e Bashkuar, aktualisht po planifikon t'ia japë ishullin Diego Garcia, vendin e një baze ushtarake thelbësore amerikane, Mauritiusit, dhe ta bëjë këtë PA ASNJË ARSYE" ka shkruar trump. Kryeministri Sir Keir Starmer ka thënë se qiraja 99-vjeçare e bazës ushtarake Britani-SHBA, pasi të dorëzohet sovraniteti, do t'i kushtojë Mbretërisë së Bashkuar 101 milionë paund në vit.
Ndërkohë BE-ja thotë se po vazhdon të angazhohet "në të gjitha nivelet" me SHBA-në, por gjithashtu është duke shqyrtuar një sërë kundër masash nëse Trump vendosë tarifa të reja kundër bllokut.























