Trumpi në Davos, pritet t’u drejtohet udhëheqësve botërorë
BKT
Rajoni dhe Bota

Trumpi në Davos, pritet t’u drejtohet udhëheqësve botërorë

Luan Qorraj / RTK

Presidenti amerikan, Donald Trump ka arritur në Davos ku pritet që, së shpejti t`u drejtohet udhëheqësve botërorë duke rikonfirmuar insistimin e tij për marrjen e kontrollit të Grenlandës.

Pritet që Trump do të flet rreth planit të tij për marrjen e kontrollit të Grenlandës, çështjes e cila ka nxitur tensione të larta me shumë aleat evropian dhe për të cilën, presidenti i SHBA-s ka ri-përsëritur se është 100% i përqendruar në realizimin e tij. Përveç Grenlandës tensione me Britaninë e Madhe po shkaktojnë edhe deklaratat e Trump për faktorin që Londra ia ka kaluar kontrollin e ishujve Chagos, Mauriciiusit, vendim të cilin Trump e kritikoi ashpër.

Ndërkohë, zyrtarët britanik edhe një herë thanë se nuk do të shantazhohen dhe vazhduan të thonë, së bashku me evropianët, se do të mund të përgjigjën në tarifat eventuale amerikane me vendosjen e kufizimeve për qasjen amerikane në tregun evropian.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota