Ardit Tahiri transferohet në Ukrainë
BKT
Sport

Ardit Tahiri transferohet në Ukrainë

Uran Krasniqi / RTKLive

Sulmuesi kosovar Ardit Tahiri ka ndërruar klub dhe karrierën do ta vazhdojë në Ukrainë. Klubi ukrainas Kolos Kovalinka ka njoftuar zyrtarisht arritjen e marrëveshjes për transferimin e Tahirit, i cili ishte nën pronësi të Llapit.

Pas gjashtë muajve të kaluar në Finlandë në formë huazimi, Tahiri ka vendosur të ndryshojë ambient dhe tashmë është transferuar te Kolos Kovalinka. Marrëveshja është konfirmuar nga vet klubi ukrainas, i cili ka bërë të ditur se ka arritur marrëveshje me Llapin për shërbimet e sulmuesit kosovar.

“Klubit tonë i është bashkuar një qendërsulmues nga Kosova, Ardit Tahiri. Ai është 23 vjeç (i lindur më 06.10.2002), 190 centimetra i gjatë dhe peshon 80 kilogramë”, thuhet në njoftimin e Kolos Kovalinkës.

Më tej, klubi ukrainas ka rikujtuar se sezonin e kaluar Tahiri ishte pjesë e Llapit, ndërsa gjatë verës së vitit 2025 ishte i huazuar te klubi finlandez HIK.