Unioni i Turizmit të Kosovës nënshkruarn marrëveshje me AHLEI nga SHBA
Afet Bela|RTKLive
Unioni i Turizmit të Kosovës, në një ceremoni zyrtare, ka nënshkruar Marrëveshje Bashkëpunimi me American Hotel & Lodging Educational Institute (AHLEI), duke shënuar një moment me rëndësi të veçantë për zhvillimin e sektorit të turizmit dhe hotelerisë në Republikën e Kosovës.
Ky partneritet strategjik përfaqëson bashkëpunimin e parë të këtij lloji në Kosovë me një institut lider amerikan, i njohur ndërkombëtarisht për trajnime profesionale dhe certifikime në fushën e turizmit dhe hotelerisë.
Në ceremoninë e nënshkrimit morën pjesë përfaqësues institucionalë, zyrtarë nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, përfaqësues të sektorit privat, si dhe aktorë të tjerë relevantë të industrisë së turizmit dhe hotelerisë.
American Hotel & Lodging Educational Institute (AHLEI) është një organizatë jo-fitimprurëse ndërkombëtare e specializuar në arsim, trajnime dhe certifikime profesionale në industrinë e mikpritjes (hospitality) — që përfshin hotele, restorante, dhe shërbime të lidhura me turizmin.























