Danimarka: Bashkëpunim me SHBA, por sovraniteti është linjë e kuqe
Gentiana Kelmendi/RTKlive
Mbretëria e Danimarkës është e gatshme të bashkëpunojë me Shtetet e Bashkuara për të siguruar Grenlandën, për sa kohë që respektohet sovraniteti i saj, tha kryeministrja daneze, Mette Frederiksen, pas mbërritjes në samitin e jashtëzakonshëm të liderëve të BE-së në Bruksel.
“Që nga fillimi kemi thënë se statusi ynë si shtet sovran nuk mund të diskutohet; nuk mund të ndryshohet,” u shpreh ajo për gazetarët të enjten.
“Jemi të gatshëm të punojmë së bashku me SHBA-në, ashtu siç kemi bërë gjithmonë në çështjet e sigurisë. Por linjat tona të kuqe janë që rregullat tona demokratike nuk mund të diskutohen”, potencoi kryeministrja daneze.
Përveç situatës së turbullt në marrëdhëniet BE-SHBA, 27 liderët do të diskutojnë gjithashtu për Bordet e Paqes të Trumpit dhe se çfarë qëndrimi duhet të mbajë blloku, pasi Franca, Italia dhe Suedia kanë bërë të ditur se nuk do të marrin pjesë për shkak të shqetësimeve ligjore dhe politike. / Burimi: Euronews























