Casemiro konfirmon largimin nga Manchester United
Uran Krasniqi / RTKLive
Mesfushori brazilian, Casemiro, ka njoftuar se do të largohet nga Manchester United në fund të këtij sezoni, kur i skadon kontrata me klubin e njohur anglez.
Ai e ka bërë të ditur vendimin përmes një videoje në rrjetet sociale, duke thënë se ka ardhur koha për t’i dhënë fund këtij kapitulli në karrierë.
Casemiro ka qenë pjesë e Manchester United për katër sezone, pas transferimit nga Real Madrid.
Ai gjithashtu ka bërë të ditur se do të vazhdojë të japë maksimumin për klubin deri në fund të sezonit, duke theksuar se respekti dhe dashuria për Manchester United dhe tifozët e tij do të zgjasë përgjithmonë.
Gjatë kohës te Manchester United, Casemiro ka luajtur 146 ndeshje, ka shënuar njëzet e një gola dhe ka dhuruar dymbëdhjetë asistime.























